Me penalltin e akorduar për Manchester Cityn, Clement Turpin hyri në histori të Ligës së Kampionëve

Clement Turpin ishte njëriu i cili u përfol shumë gjatë mbremjes së marte dhe ditës së sotme.
Gjyqtari francez morri vëmendjen për një penallti të akorduar për Manchester Cityn, kundër Real Madridit, e cila u konfirmua edhe nga ana e VAR, shkruan IndeskOnline.
Një faull i shkaktuar ndaj Phil Foden, Turpin vendosi për penallti, ndërsa fansat e cilësuan se ishte jashtë vijës së 16-metërshit, i cili u konkretizua në gol nga Erling Haaland.
Por me këtëvendim, 42-vjeçari u fut në historinë e Ligës së Kampioneve, si gjyqtari me më së shumti penallti të akorduara,
Nga 53 ndeshje të gjykuara nga Turpin në Champions, ai akordoi plot 29 penallti, duke kaluar gjyqtarin gjerman, Felix Brych, i cili ka akorduar 28 sosh.
Kujtojmë se ndeshja mes Manchester Cityt dhe real Madridit përfundoi me fitoren e skuadrës spanjolle, me rezultat 2-3. Ndeshja e kthimit zhvillohet javen e ardhshme./IndeksOnline/