75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / AR

Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen me menaxherin

Indeksonline ka raportuar kohë më parë se reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është në lidhje me menaxherin e saj.

Tani, artistja ka vendosur ta pranojë publikisht duke ndarë fotografi të ëmbla me partnerin e saj, shkruan Indeksonline.

Në imazhet e publikuara në Instagram, Melinda shfaqet pranë menaxherit të saj, të dy të buzëqeshur dhe në një moment të afërt, duke konfirmuar kështu për herë të parë se mes tyre ka më shumë se një marrëdhënie profesionale.

Megjithëse këngëtarja ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private, ky veprim ka bërë që fansat të shpërthejnë në komente pozitive.

Melinda Ademi është një nga artistet më të pëlqyera të momentit në tregun muzikor shqiptar, dhe çdo lëvizje e saj tërheq vëmendjen e publikut. Tashmë, me këtë konfirmim, ajo ka bërë një tjetër surprizë për ndjekësit e saj besnikë.

Mbetet për t’u parë nëse çifti do të ndajë më shumë detaje për marrëdhënien e tyre në të ardhmen./Indeksonline/