Cubarsi arrin marrëveshje të re me Barçën, gati kontrata

Mbrojtësi Pau Cubarsi dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje të re.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, raporton se klubi katalunas dhe Cubarsi kanë arritur marrëveshje të re për të zgjatur kontratën, shkruan Indeksonline
18-vjeçari do të nënshkruajë deri në vitin 2030, ashtu siç bëri dyshja: Gavi dhe Pedri.
Kujtojmë se mbrojtësi kishte kontratë vetëm deri në vitin 2027, por tani do e zgjasë edhe për tre vjet të tjera.
Cubarsi në La Liga këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje, ka bërë tri asiste.
Vlera e tij në sajtin Transfermarkt është plot 70 milionë euro./Indeksonline/