Klasi i përhershëm! Neymar Jr-i dhuron “show”, por skuadra e tij pëson humbje në derbi ndaj Corinthiansit

Skuadra e Santos ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Corinthiansit me shifrat 2:1 në raundin e nëntë në Paulista.
Neymar Jr dhuroi “show” gjatë ndeshjes, duke bërë stila si dikur, shkruan Indeksonline
Futbollisti brazilian luajti deri në minutën e 67’të dhe më pas u zëvendësua nga Gabriel Bontempo.
Golin e vetëm për Santosin e shënoi Guilherme, kurse për ekipin vendas i shënoi Yuri Alberto./Indeksonline/
Neymar stop that 😮💨 pic.twitter.com/gYXNysX9fk
— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) February 13, 2025