Në Prishtinë vazhdon numërimi i votave për deputetë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike, proces ky që ka nisur dy ditë më parë.
Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në gjithsej 19 qendra komunale.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.
Gjithashtu procesi i numërimit ka filluar sot dhe në Qendrën komunale e numërimit në Ferizaj./Indeksonline/


