Shpallet fajtor Dalibor Spasiq për sulmin ndaj gazetarit kosovar

Shpallet fajtor Dalibor Spasiq për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi.
Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar atë me 10 mijë euro gjobë.
Të pranishëm në seancë ishin pala e akuzuar dhe i dëmtuari, raporton RTV21.
Dalibor Spasiq akuzohet për sulm fizik ndaj gazetarit te RTV21 Burim Zariqit, gjatë trazirave në veri të vendit, më 31 maj të vitit 2023.