75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / S Z

Brenda një dite e gjysmë u numëruan 114 vendvotime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKlive se për një ditë e gjysmë janë numëruar 114 vendvotime në 18 komuna.

“Ju njoftoj se nga të dhënat që kemi pranuar nga qendrat komunale të numërimit në 18 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt dhe 14 të tjera pasditen e 12 shkurtit) deri tani janë numëruar 114 vendvotime. Gjatë ditës, do të kemi të dhëna tjera për numrin e vendvotimeve që do të numërohen dhe për qendrat tjera që do të fillojnë procesin e numërimit të votave të kandidatëve dhe verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike”, tregoi ai.

Më 11 shkurt, fillimisht procesi i numërimit nisi në katër komuna: Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh, ndërkaq më 12 shkurt në 14 komuna tjera: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Hani i Elezit, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.