Prishtina e Re, por me sherr të madh… eliminon Feronikelin ’74 nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Prishtinës së Re ka shënuar fitore të madhe ndaj Feronikelit ’74 në 1/8 e Kupës së Kosovës.
Ekipi që bën gara në Ligën e Parë e ka eliminuar skuadrën nga Superliga e Kosovës, pasi e mposhti me shifrat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Indeksonline
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0:0 dhe dy golat e vetëm në këtë përballje u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 66-të, Kreshnik Bahtiri shënoi për t’i dhënë epërsi ekipit mysafir.
Pak minuta më vonë edhe pse skuadra vendase kërkoi golin e barazimit, ishin mysafirët që shënuan edhe njëherë për t’i dhënë epitet final këtij takimi.
Ishte Fati Ismaili që shënoi për 0:2 për ta kualifikuar skuadrën në fazën tjetër të Kupës së Kosovës, duke iu bashkuar kështu, skuadrave si: Llapi, Drita, Malisheva, Drenica, Prishtina dhe Vëllaznimi i Gjakovës./Indeksonline/