Usyk në prag të pensionimit: Vetëm edhe dy meçe, jo më shumë!

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk është duke planifikuar pensionimin nga boksi.
Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Usyk thotë se do t’i ketë vetëm edhe dy meçe dhe do t’i jap fund karrierës, shkruan Indeksonline
Usyk nuk ka humbje në boks dhe mbetet kampion i padiskutueshëm.
“Do të luftoj me fituesin e duelit Dubois-Parker, nuk është problem. Mendoj dhe e ndjej se mund t’i zhvillojë vetëm edhe dy meçe, hiç më shumë, veç edhe dy”, u shpreh Usyk
38-vjeçari gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 23 meçe, ka fituar në të gjitha (14 me nokaut).
Kujtojmë që dy meçet e fundit, Usyk i zhvilloi ndaj Tyson Furyt dhe i fitoi të dyja./Indeksonline/
Oleksandr Usyk announced he will retire from boxing after just two more fights 😯
— Happy Punch (@HappyPunch) February 12, 2025
“I will fight [the winner] of Dubois-Parker no problem. I feel I have two fights [left] to prepare for. Not more, just two."
(via Sky Sports) pic.twitter.com/n9Ak9LYQMF