FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 20-të të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Të shtunën dhe të dielen zhvillohen nga dy ndeshje, ndërsa një në ditën e marte.

Derbi i kësaj jave është ai mes Prishtinës dhe Dritës, ndeshje e cila zhvillohet ditën e shtunë, nga ora 17:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Valon Bajgora.
Të njëjten ditë zhvillohet edhe ndeshja Suhareka – Dukagjini, e cila nis nga ora 13:00
Lirim Jashari do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Të dielen zhvillohet dy ndeshje të tjera.
Drejtësin në ndeshjen Feronikeli ’74-Llapi do ta ndaj gjyqtari Eridon Podvorica.
Të dielen zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Gjyqtari Alban Shala do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Java mbyllet me ndeshjen mes Malishevës dhe Ferizjait, e cila zhvillohet ditën e martë nga ora 13:00.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Genc Nuza./IndeksOnline/