75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Z S

Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë, temë diskutimi 9 shkurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Haradinaj thotë se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

”Në takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë.Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike”, ka shkruar Haradinaj.

Më tutje Haradinaj u shpreh se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë.

”Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/