Nis numërimi i votave në Istog dhe në Rahovec, pasdite nis edhe në Pejë e në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në qendrat komunale të numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.
Mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka nisur edhe në komunat Istogu dhe Rahovec. Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.
Numërimi në komuna ka nisur sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.