75 Mall Live Search
11:53 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / H F

Haxhiu nënshkruan udhëzimin që siguron strehim për fëmijët dhe të moshuarit pa kujdes familjar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se dje ka nënshkruar një Udhëzim administrativ për strehimin rezidencial.

Haxhiu ka bërë me dije se qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve për ofrimin e strehimit rezidencial për fëmijën pa kujdes prindëror, të rriturit dhe të moshuarit pa kujdes familjar, llojet e strehimit, kushtet për kryerjen e strehimit si dhe numrin i përfituesve të vendosur.

Statusi i saj i plotë:

Dje kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për strehimin rezidencial.

Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve për ofrimin e strehimit rezidencial për fëmijën pa kujdes prindëror, të rriturit dhe të moshuarit pa kujdes familjar, llojet e strehimit, kushtet për kryerjen e strehimit si dhe numrin i përfituesve të vendosur.