75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / A. M.

Ekskluzive: Lista e Vetëvendosjes në komunën kufitare, Kurti i pari, i dyti doktori i njohur! (Dokument)

Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar në Komunën e Hanit të Elezit duke dalë e para më 2022 vota, ndërsa e dyta PDK-ja.

Indeksonline ka siguruar votat e kandidatëve për deputetët në nivel të Kosovës. Padyshim, aty prinë Albin Kurti me gjithësej 1485 vota, ndërsa i dyti Dr. Mirsad Shkreta i kësaj komune me 1301 vota. 

I treti, Glauk Konjufca me 863 vota. Mirë me vota qëndorjnë edhe kandidati për deputetë nga Kaçaniku, Jeton Raka me afro 700 vota.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmendur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna.

Komunat ku ka përfunduar numërimi janë Hani i Elezit, Shtërpca, Parteshi dhe Ranillugu.

“Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga qendrat komunale të numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Më poshtë, lista e plotë: