75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / G T

Lajm i mirë për Real Madridin, rikthehen tre mbrojtës dhe janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cityt

Skuadra e Real Madridit sot ka marrë një super lajm para ndeshjes ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Carlo Ancelotti, trajneri italian gjatë konferencës për media sot e konfirmoi rikthimin e tre mbrojtësve, shkruan Indeksonline

Toni Rudiger, David Alaba dhe Lucas Vazuqez do jenë të gatshëm për ekipin madrilen për ndeshjen ndaj klubit të Pep Guardiolas.

Pikërisht kjo treshe mungoi në ndeshjen e parë në “Etihad” shkaku i lëndimeve.

Real Madrid para ndeshjes kthyese ndaj Cityt, në La Liga në javën e 24-të do të luajë ndaj Osasunas, e shtunë nga ora 16:15./Indeksonline/