75 Mall Live Search
16:19 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Prishtinës po i shtohet edhe një stadium i ri, FFK publikon pamjet

Qyteti i Prishtinës po bëhet edhe me një stadium të ri.

Federat E futbolliti të Kosovës, ka publikuar pamjet ku tashmë ka përfunduar faza e parë e punime të këtij stadiumi, ku do të jetë shtëpia e skuadrës Prishtina e Re, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

”Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Prishtinës, tashmë ka përfunduar faza e parë e punimeve për stadiumin e FC “Prishtina e Re”.

Faza e dytë do të vazhdojë me shtrimin e tapetit nga ana e Federatës, ndërsa ky projekt do të përfundojë me ndërtimin e tribunës lindore.

Kjo fushë është duke u punuar në Hajvali të Prishtinës dhe është pjesë e projekteve infrastrukturore që të krijojmë kushte për futbollin në çdo vend.”, thuhet në njoftimin e FFK-së./IndeksOnline/