Ky lojtar pritet të jetë blerja e parë e Realit për sezonin e ardhshëm

Ende pa përfunduar ky sezon, Real Madridi pritet të bëjë blerjen e parë për sezonin tjetër.
Siç raporton “Marca”, Reali pritet të nënshkruajë me argjentinasin Nico Paz, i cili është aktualisht pjesë e Comos në Serie A.
⚽ Nico Paz podría regresar al Real Madrid tras su destacada evolución en el Como.
— MARCA (@marca) February 16, 2025
✍️Te lo cuenta @jfelixdiaz https://t.co/NkZgWxvlfP
Vlen të theksojmë se Paz, ka qenë pjesë e Real Madridit por u shit verën e kaluar te skuadra italiane, mirëpo e ka opsionin e riblerjes së tij, që ka shumën e 12 milionë eurove.
Vendimi pritet të merret në fund të këtij sezoni.
Paz, ju bashkua Comos në verën e kaluar ku ka bërë rreth 22 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola dhe 4 asistime në Serie A./IndeksOnline