75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / L A

Gjilani i bën nder Dritës, mposht Ballkanin në frymën e fundit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të në Albi Mall Superliga mes Gjilanit dhe Ballkanit.

“Skifterat”, bën të papriturën ku mposhtën kampionin në fuqi, Ballkanin me rezultat përmbysës 2-1, duke i bërë nder rivalëve të tyre, Dritës.

Golat për Gjilanin u shënuan nga Jarovic në minutën e 64-të dhe 90-të të ndeshjes, ndërsa për Ballkanin shënoi Tolaj në minutën e 41-të.

Me këtë fitore Gjilani, ngjitet në pozitën e 5-të dhe ka gjithsej 27 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e 2-të me 36 të tilla./IndeksOnline/