75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / k.v

Aksident në Ferizaj pas mesnatës, dyshohet ndjekje mes dy veturave (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në qendër të Ferizajt, ku një veturë, e cila po ndiqte një tjetër, është futur me shpejtësi në shesh, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve nga lexuesit e IndeksOnline, viktima e këtij rasti dyshohet të jetë një femër që po ndiqej nga një mashkull.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe autoambulanca, ndërsa policia po heton rrethanat e plota të incidentit.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për detajet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje.