Abdixhiku pret që KQZ-ja të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në selinë qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si edhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja e respekton në plotësi vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.
Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK-ja do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropain.