Gasperini i ashpër me Lookmanin pas eliminimit : Është nga ekzekutuesit më të këqij të penalltive

Atalanta mbrëmë është eliminuar në Liga e Kampionëve nga Club Brugge.
Dhe pas këtij eliminimi duket se një moment në veçanti e nervozoi trajnerin Gian Piero Gasperini.
Bëhet fjalë për penalltinë e humbur të Ademola Lookman, e cila u prit nga Simon Mignolet.
“Ademola Lookman është një nga gjuajtësit më të këqij të penalltive që kam parë ndonjëherë”. Ai donte të ekzekutonte penalltinë pasi shënoi një gol, ai e mori topin pavarësisht se Retegui dhe De Keteleare ishin në dispozicion për ta ekzekutuar. Nuk më pëlqeu ajo që bëri Lookman”, u shpreh Gasperini.
Ndeshja e mbrëmshmë mes Atalantës dhe Club Brugge u mbyll me rezultat 1-3, me Ardon Jasharin i cili u shpall lojtar i ndeshjes./IndeksOnline/