Dormund nuk lë vend për befasi, kalon tutje në Champions League

Borusia Dortmund është skuadra e radhës e cila ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Champions League.
Me epërsi 3-0 nga ndeshja e kaluar, Dortmund barazoi sonte 0-0 para tifozëve vendas në ”Signal Iduna Park” ndaj Sporting Lisbonës, duke kaluar në raundin tjetër.
Gjiganti gjerman u bashkua me skuadrat e tjera, Club Brugge, Bayern Munich, Feyenoord dhe Benfica, derisa në 1/8 e finales janë edhe Liverpul, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletiko Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa./IndeksOnline/