Rama merr vendim që rrugën njëdrejtimëshe ta bëjë tani dykahëshe

Komuna e Prishtinës kë marrë vendimin që një rrugë njëdrejtimëshe në “Dardani” ta bëjë dykahëshe.
“Kryeqyteti ka miratuar ndryshime në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen “Dardania” për të lehtësuar lëvizjen në këtë zonë.
Rruga që ka qenë njëkahore nga kryqëzimi në rrugën “Sali Çeku” deri te rruga “Ymer Elshani” do të bëhet dykahëshe.
Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën “Isë Boletini”, në drejtim të rrugës “28 Nëntori”, deri te kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku”, që lidhet me rrugën “Ilaz Kodra” dhe përfundon te rruga “Ymer Elshani”.
Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/