75 Mall Live Search
13:07 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / AR

QKK-ja shpall fituesit e konkursit për projekte filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka shpallur listën e projekteve fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, i cili ishte hapur më 12 dhjetor 2024.

Në këtë thirrje konkurruan gjithsej 12 projekte, të cilat u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, komisioni financiar i përbërë nga Ilir Hasanaj, Ujkan Hysaj dhe Virgjina Peja shqyrtoi aspektin buxhetor të projekteve. Pas një procesi të detajuar vlerësimi, QKK ka përzgjedhur tre projekte që do të marrin mbështetje financiare.

Ky konkurs synon të mbështesë zhvillimin e kinematografisë në Kosovë dhe të inkurajojë krijuesit e rinj të realizojnë projekte me ndikim artistik dhe kulturor./Indeksonline/