“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?
Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë në festivalin që i bashkon shqiptarët – albafestival.
Çifti, që tashmë nuk po fshihet më, kaloi kohën duke bërë foto me fansa, kënduar, vallëzuar e duke u takuar me plot figura të shoubizit, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e personave që takuan Klodi dhe Eli ishte edhe një ish-banor i Big Brother VIP Kosova.
Bëhet fjalë për Ludon, që prej vitesh jeton dhe punon në mërgatë.
Me këtë të fundit, çifti bëri një foto, teksa vëmendjen e mori mbishkrimi në fotografi.
“Ju thojsha bre se Ludon e kemi pas fans të msheft” shkroi Elijona, duke i bashkuar shkrimit të Ludos: “80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram”.
Duket se është arritur paqja pas daljes nga shtëpia e famshme, aty ku jo rrallë herë ata kishin përplasje ndërmjet vete./IndeksOnline/


