75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / AR

Gazetarët i bënë A$AP Rocky-t një pyetje të vështirë, përgjigjet Rihanna

Reperi A$AP Rocky, partneri i këngëtares Rihanna, është liruar nga të gjitha akuzat në një gjyq penal lidhur me një incident në qendër të Los Anxhelosit.

Muzikanti u akuzua për sulm me një armë zjarri në nëntor 2021, kur dyshohet se qëlloi ish-mikun A$AP Relli në Hollywood, transmeton Indeksonline.

Gjyqi zgjati më shumë se dy javë. Edhe pse Rocky fitoi në gjykatë, ai nuk është më mik me Relli, me të cilin ishte në grupin A$AP Mob. Gazetarët e pyetën Rocky-n pas fitores së tij: “Si ndihet kur humb shokun tënd më të mirë të fëmijërisë”? 

Rihanna ndërhyri shpejt. Ajo ngriti dorën dhe u përgjigj për Rockyn. “Si mendoni se është ajo ndjenjë?” Shumë e vlerësuan reagimin e saj.

“Nuk ka lojë me të. Unë e di atë dorë, është dora e nënës sime. Kur e pashë, e kuptova se duhej të heshtja. Ajo qëndron për njeriun e saj. Kjo ishte një pyetje kaq e panevojshme dhe e pandjeshme. Përgjigje e shkëlqyer”, janë disa nga komentet në video./Indeksonline/