75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / FR

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimit të një personi, dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka këkruar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rëndë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

I dyshuari  kërkohet për veprën vjedhje e rëndë

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/