Kearns: Serbia armatosi anëtarët e grupit që kreu sulmin në Banjskë
Alicia Kearns, deputete britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Ajo në Këshillin e Evropës, shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.
“Evropa nuk duhet të mbyllë sytë ndërsa liritë demokratike po gërryhen. Mënyra se si një Qeveri i trajton fqinjët të tregon se si i trajton të vetët. E shohim me Rusinë e Putinit, luftë jashtë e heshtje brenda. Po e shohim të njëjtën formë në Serbi, me mbështetjen e burrave që e ndajnë Bosnjën, me strehimin e burrave që janë prapa sulmit të Banjskës, jo por me armatosjen e sulmuesve. Shikojini numrat serikë të armëve”, ka thënë Kearns.
British MP @aliciakearns today at Council of Europe Parliamentary Assembly on the situation in Serbia: https://t.co/Y6revGi62J pic.twitter.com/R8gu5c746s
— DTT-NET English (@dtt_net_english) June 23, 2026

