Arrestohet një person në Podujevë për disa raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Podujevë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, i dyshuari ishte identifikuar pas hetimeve lidhur me disa raste të vjedhjeve të ndodhura, më 16 shkurt 2025, rreth orës 18:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/