75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / S Z

Vetëm gjatë vitit 2024 në Kosovë linden mbi 26 mijë fëmijë

Vetëm gjatë  vitit 2024 në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 624 fëmijë. E me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Gjatë 2024-s linden 13 mijë e 773 meshkuj dhe 12 mijë 851 femra.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin dhjetor të vitit që shkoi  janë regjistruar 2 143,  prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074.

E krahasuar me muajin nëntor 2024 ka një ngritje të numrit të lindjeve për 4 për qind.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin dhjetor janë regjistruar 2 143 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 069 dhe femra 1 074. Krahasuar me muajin nëntor 2024 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (4 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.