Jep dorëheqje Presidenti i Drenicës

Ilir Veliqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Drenicës.
Sipas njoftimit të klubit, arsyeja e dorëheqjes së Veliqit është për shkak të angazhimeve të shumta jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.
”Presidenti i klubit Ilir Veliqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita për shkak të angazhimeve të shumta jashtë vendit, klubi e falendëron Presidentin Veliqi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe dhe periudhave të më hershme qe ishte pjesë e klubit, duke i uruar shendet dhe shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/
