”Dramë” në ”Goodison Park”, Everton dhe Manchester United ndahen në paqe

Një ”dramë” e madher u zhvillua në stadiumin ”Goodison Park”, mes Evrtonit dhe Manchester United.
Plot katër gola u shënuan, por në fund skuadrat u pajtuan me vetëm nga një pikë, pasi rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.
Everton e nisi mirë ndëshjen, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.
Beto shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa Abdoulaye Doucoure fyfishoi rezultatin, në minutën e 33-të.
Bruno Fernandes me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 72-të, ngjalli shpresat te United.
Tetë minuta më vonë, Manuel Ugarte barazoi shifrat në 2-2.
Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa sukses.
Everton aktualisht ka 31 pikë dhe renditet në vendin e 12-të në tabelë, me një pikë ë shumë se Manchester United, e cila renditet në vendin e 15-të./IndeksOnline/