75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / G T

Leverkuseni i Xhakës i kthehet fitoreve në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Holstein Kiel në javën e 23-të në Bundesliga.

Golat për ekipin e Xabi Alonsos i shënuan: Patrik Schick dhe Adli, shkruan Indeksonline

Leverkusen pas dy barazimeve në Bundesliga, i kthehet fitoreve duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve në pozitën e dytë.

Pesë pikë më shumë ka Bayern Munchen (55) që është në pozitën e parë dhe nesër luan ndeshjen e javës së 23-të ndaj Eintracht Frankfurtit./Indeksonline/