75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / AR

YE dhe Bianca nuk po i ndajnë rrugët?

Kanye West dhe Bianca Sensori vendosën t’i japin martesës së tyre një shans të ri.

Sipas PageSix, reperi i famshëm dhe modelja australiane “kanë folur shumë gjatë javës së kaluar dhe nuk janë gati të heqin dorë nga njëri-tjetri”.

Ribashkimi i tyre vjen një javë pasi vendosën të ndaheshin pas dy vjetësh martesë. Çifti u pa së bashku në evente të ndryshme në Los Angeles gjatë fundjavës, duke ndezur thashethemet për një ribashkim. Mbrëmjen e së shtunës, arkitektja 30-vjeçare është parë e veshur me një pelerinë të zezë, ndërsa fytyrën e ka mbuluar, teksa ka shoqëruar reperin 47-vjeçar në premierën e filmit të saj.

Më 13 shkurt, Page Six konfirmoi se Bianca Sensori i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Kanye West. 

“Ajo kishte arritur limitin. Bluza me svastika (simboli nazist) që West po shiste ishte pika e fundit. Ajo i tha se kjo nuk e identifikon atë dhe se nuk mund të lidhet imazhi i saj me diçka të tillë”, tha në atë kohë për mediat një person i afërt me të.

Kanye West gjithashtu bëri bujë në fillim të këtij muaji me një deklaratë në X, ku shprehu se ka “dominim mbi gruan e tij”, si edhe duke shkruar me shkronja të mëdha se martesa e tyre nuk është “një lëvizje e zgjuar feministe”.

Ups! Kanye West dhe Bianca Sensori vendosin t'i japin martesës së

Sipas një personi të afërt me çiftin, qëndrimi i Kanye West për “dominimin” e tij ndaj Bianca Sensorit, i kombinuar me promovimin e veshjes specifike, po ndikonte edhe tek ajo, diçka që ajo nuk donte ta vazhdonte. Megjithatë, i njëjti person vuri në dukje se West kishte besim se Sensory do të kthehej tek ai, siç kishte bërë në të kaluarën. Përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar ende.