Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

Sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku janë lënduar tre persona.
Aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, i cili njoftoi viktimat janë transportuar për trajtim mjekësor.
Tutje, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po e trajton rastin.
“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj