75 Mall Live Search
07:30 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / MSH

Ish-krerët e UÇK-së dalin para trupit gjykues, mbahet seanca e fundit për këtë muaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues në seancën që fillon në ora 00:00, shkruan IndeksOnline.

Në seancën e djeshme, dëshmitar i ZPS-së ishte ish-komandanti Ismet Tara.

Dje, Tara përsëriti se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores, të cilën e akuzoi se e ka humbur qëllimshëm dokumentin që po e kërkon.

Mbrojtja e Veselit e pyeti Tarën se çka përmban saktësisht dokumenti të cilin po e kërkon me kaq ngulm.

“Ai dokument nuk është përshkruar në prezencën time, nuk më është treguar kurrë mua, as për t’u lexuar, as nuk e kam nënshkruar dhe as s’kam pas njohuri për atë dokument që 5 vite me radhë, vetëm se me datën 19 të mërkurën në përgatitjen time me stafin e prokurores, më është treguar për herë të parë, ai dokument përshkruan Tarën sipas përshkrimit të intervistueseve, hetuesve, prokurorëve të mi sikurse Ismet Tara të kish thënë se Ismet Tara i din shumë krime që kanë ndodhur, që ka bërë krime UÇK-ja, që ka vrarë civilë, që ka djegur shtëpi, që ka bërë krime jonjerëzore sipas atyre përshkrimeve, janë dy fletë që unë s’i kam nënshkruar kurrë”, theksoi ai.