Sorloth: Me mëngjes e mendova se do i shënoja Barcelonës

Skuadra e Atletico Madridit dhe ajo e Barcelonës barazuan 4:4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.
Ishte sulmuesi Alexander Sorloth që barazoi shifrat në 4:4 në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Pas takimit, sulmuesi u paraqit në një intervistë dhe tha se e kishte menduar qysh nga mëngjesi që do shënonte gol.
“Kam një ndjenjë kaq të mirë kur luaj kundër Barcelonës. Mendoj se kjo është hera e katërt apo e pestë që unë shënoj ndaj Barcelonës këtu në shtëpinë e tyre. Edhe sot kur u zgjova në mëngjes, e dija se do të realizoja”, u shpreh Sorloth
Ndeshja e kthimit mes Atleticos dhe Barcelonës zhvillohet më datën 2 prill. Fituesi shkon në finale të Kupës së Spanjës./Indeksonline/
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 4-4 Atlético Madrid | Sorloth
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 25, 2025
SORLOTH HAS EQUALIZED IN THE 93RD MINUTE FOR ATLETICO MADRID !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/NARD13d9LA