75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / G T

Vëmendja ishte te ndeshjet tjera, por ky ishte eurogoli i mbrëmjes/ E shënoi djali i legjendës Kluivert

Justin Kluivert mbrëmë shënoi një eurogol me fanellën e Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Kluivert, që është djali i legjendës Patrick, mbrëmë shënoi gol tejet të bukur ndaj Brightonit, shkruan Indeksonline

Holandezi shënoi në minutën e 61-të, por skuadra e tij u mposht 2:1.

Ky ishte goli i 12-të këtë sezon për Kluivertin në Premier League, plus ka bërë pesë asiste dhe po kalon formë të jashtëzakonshme./Indeksonline/