75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / MSH

Njësitet e KRU-së intervenojnë në disa zona në Prishtinë

Ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” do të intervenojnë në disa zona.

Intervenimi do të bëhet për të përmirësuar rrjetin e furnizimit me ujë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, intervenimet do të bëhen në këto rrugë: “1 Tetori”, “Jashar Salihu”, “Kamer Loshi”, “Musli Gashi”, “Ismajl Kabashi”, “Uran Ajeti” dhe “Prishtina e Re”.

Ndërkohë, pa ujë të pijshëm vazhdojnë të mbesin deri në orën 12:00 pesë rrugë, aty ku furnizimi u ndërpre mbrëmë, pas një defekti në gypin e ujit.

Bëhet fjalë për rrugët: “Bedri Berisha”, “Valbona”, “Uran Ajeti”, “Alpet Shqiptare” dhe “Ramiz Kovaçi”.