Kurti nderon familjen e burrit të Preshevës që s’dinte ç’është frika

Kryeministri, Albin Kurti ka vizituar familjen e Faik Rexhepi, i cili ndërroi jetë para dy dite.
I ndjeri ishte figurë e njohur në rastin ku ishte i ulur këmbëkryq duke i rezistuar policisë së egër serbe.
Ai kishte qëndruar këmbëkryq në turmë, më 20 gusht 1990, në kohën kur erdhën për vizitë në Kosovë senatorët amerikanë, të prirë nga Robert Joseph Dole. Ky imazh, i fiksuar nga fotografi Hazir Reka, do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore.

