Real Madridi fiton ndeshjen e parë gjysëmfinale ndaj Real Sociedadit

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Spanjës, ndaj Real Sociedadit.
Skuadra mbretërore shënoi fitore në stadiumin ”San Sebastian”, me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi futbollisti brazilian Endrick, në minutën e 19-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 1 prill, në stadiumin ”Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/