75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / MSH

Policia në Vushtrri konfiskon dy armë

Gjatgë 24-orëve të fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Një armë është konfiskuar gjatë kontrollit të një shtëpie, në lidhje me një rast tjetër, ku u gjet një armë e llojit AK-47 dhe një karikator me 31 fishekë, njofton policia.

May be an image of knife and text

Ndërsa një armë tjetër është konfiskuar pasi ishte ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar u gjet një pistoletë, një karikator me 8 fishekë.

May be an image of text

Gjithashtu është gjetur edhe një gëzhojë qe i përkiste asaj arme.

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me këto dy raste dhe pas procedurës se intervistimit, me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt.

Armët dhe municioni janë konfiskuar dhe proceduar si prova materiale.

Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”.