75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

Buzëqeshje në fytyrën e kapitenit, lëndimi i Ismajlit nuk është serioz

Ardian Ismajli pritet të rikthehet menjëherë në fushën e blertë, pasi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet me fizioterapeutin e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Juventusit u largua nga fusha për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline

Por, sot është mësuar se lojtari “kuqezi” nuk do të mungojë gjatë, pasi është lëndim i vogël.

Sapo ishte rikthyer në fushë pas disa javësh, Ismajli si kapiten i Empolit luajti pjesën e parë duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia.

Kapiteni pritet të rikthehet në vikend, kurse nuk është aspak dyshues edhe paraqitja e tij te Kombëtarja e Shqipërisë gjatë ndeshejve të muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës./Indeksonline/