75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / L K

Sllovenia e Martin Berishës sjell votat thuajse të gjitha për Vetëvendosjen

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Nga Sllovenia ku Martin Berisha është ambasador, votat për Vetëvendosjen dominojnë bindshëm në numërimet paraprake.

Plot 224 vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje në numërimet e sotme duke lënë prapa LDK-në me vetëm 24 vota dhe PDK-në me 17 vota. Koalicioni për Familje ka marrë 8 vota ndërsa AAK vetëm katër./Indeksonline/