Prishtina e fiton derbin e vjetër, e eliminon Vëllaznimin e Gjakovës nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me shifrat 4:0.
Qysh në pjesën e parë, ekipi kryeqytetas u tregua më e fortë duke shënuar gol për 0:1 më anë të Najeeb Yakubu.
Në pjesën e dytë, Prishtina u tregua edhe më e fortë duke shënuar edhe tri gola tjerë.
Fillmisht shënoi Bytyqi dhe më pas dy golat tjerë erdhën nga Rron Raqi dhe Alban Shillova.
Prishtina me këtë fitore shkon në fazën gjysmëfinale së bashku me Llapin, Drenicën dhe Dritën./Indeksonline/