Trump thotë se gruaja e Starmerit është e bukur

Presidenti i Amerikës, Donald Trump u pyet në Zyrën Ovale nëse kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, duhet të zgjedhë midis një marrëdhënieje të ngushtë me SHBA-në ose me BE-në.
Trumpi nuk iu përgjigj pyetjes, duke thënë thjesht se ai dhe kryeministri “kanë një marrëdhënie të shkëlqyer”.
“Ne jemi takuar disa herë dhe unë jam shumë i impresionuar me të. Jam poashtu i impresionuar me gruan e tij, ajo është e bukur, e mrekullueshme”.
Zonja Victoria Starmer nuk e ka shoqëruar kryeministrin britanik në këtë udhëtim në Uashington DC.