75 Mall Live Search
21:44 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Z S

Numërohet 67% e votave në ambasada, ky është numri i votave që kanë siguruarë partitë politke

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Tashmë janë numëruar votat partive politike në shumicën e ambasadave. Në bazë të rezultateve tashmë janë numëruar 67.44 % e votave.

Në bazë të rezultatit del se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 5581 vota. Në vendin e dytë rënditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 511 vota.

Në vendin e tretë rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 418 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që të sigurojë 102 vota.

Koalicioni për Familje në bazë të rezultateve ka arritur që të sigurojë 65 vota./Indeksonline/