E kryer, Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Vitor Roque, ”Tigrinho” rikthehet në Brazil

Në vitin 2024, Vitor Roque erdhe me shumë bujë te skuadra e Barcelonës, si një nga talentët më premtues.
Por 18-vjeçari brazilian, i njohur me nofkën ”Tigrinho” nuk përmbushi pritshmëritë dhe pas një viti, ai u huazua te skuadra e Betisit, shkruan IndeksOnline.
Gjashtë muaj më pas, Barcelona ka vendosur ta shes përfundimisht Vitor Roquen.
Ai do të rikthehet në Brazil, ku do të bashkohet me skuadrën e Palmeiras.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Tigrinho” do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.
Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, për një shifer pre 25.5 milionë euor dhe 5 milionë të tjerë bonuse.
Dita e premte do të jetë vendimitare, ku Roque do të udhëtoj drejt brazilit dhe do të nënshkruaj kontratën me skuadrën e re./IndeksOnline/