75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / L K

E dashura e re e Feros, dikur arrinte suksese në Irlandë

Ka bërë bujë në lajmet e showbizit lidhja e re e Feros me Nita Bajramin.

Por kush është në të vërtetë Nita?

Shtatë vjet më parë ajo kishte arritur një sukses në botën e modelizimit. Nita ishte finaliste e spektaklit “Top Model of the Ireland”, që është një ndër konkurset kryesore të bukurisë në Irlandë.

“Unë kam lindur në Dublin, prindërit e mi kanë ardhur në Irlandë gjatë luftës së Kosovës ku pas tre vjetësh kanë marrë shtetësinë Irlandeze” kishte thënë Nita në spektaklin irlandez.

Pas këtij suksesi, Nita kishte bashkëpunuar edhe me “Vogue”-n./Indeksonline/