75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / L K

Arrestohet Tania, një nga femrat më të kërkuara në Evropë (Pamje)

Policia spanjolle në ishullin Lanzarote ka arrestuar ndikuesen Tania Gomez (32 vjeçare), një nga femrat më të kërkuara në Evropë.

Autoritetet suedeze po kërkojnë 14 vjet burgim për të, për trafik droge dhe pastrim parash.

Arrestimi u bë javën e kaluar dhe Gomez ka qenë në listën e 50 më të kërkuarve të Europolit për akuzat për trafik droge që nga marsi i vitit 2021.

Ajo akuzohet se vepron në një organizatë kriminale me bazë në Stokholm, e cila vepron si një “këmbim valutor” dhe “bankë” për të pastruar para për bandat suedeze.

Europol pretendon se ajo është gjithashtu e lidhur me një rrjet të posedimit të paligjshëm të kafshëve dhe transportit të tyre jashtë vendit./Indeksonline/